Izraeli bombardoi Libanin jugor pasi nga ajo zonë u lëshuan disa raketa, njoftoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve ANI, pa përmendur viktima.
Sipas ANI, artileria izraelite gjuajti “disa predha nga pozicionet e saj kufitare” që ranë në periferi të dy fshatrave në Libanin jugor, pasi “disa raketa Katyusha” u hodhën në Izrael.
Për momentin askush nuk ka marrë përgjegjësinë për lëshimet e raketave. /abc