RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO: Po punojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e tërheqjes së trupave nga Gjermania

nato:-po-punojme-me-shba-ne-per-te-kuptuar-detajet-e-terheqjes-se-trupave-nga-gjermania

NATO ka bërë të ditur se po punon me Washingtonin për të kuptuar vendimin e SHBA-së për të tërhequr trupat nga Gjermania, transmeton Anadolu.

“Po punojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre për pozicionimin e forcave në Gjermani”, shkroi në rrjetin social amerikan X zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart.

Ajo tha se “ky rregullim thekson nevojën që Evropa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë” për sigurinë e përbashkët.

“Ne mbetemi të bindur në aftësinë tonë për të siguruar parandalimin dhe mbrojtjen tonë ndërsa ky kalim drejt një Evrope më të fortë në një NATO më të fortë vazhdon”, shtoi ajo.

Shefi i mbrojtjes i SHBA-së ka urdhëruar tërheqjen e rreth 5.000 trupave nga Gjermania, tha dje një zëdhënës i Pentagonit.

Më herët këtë javë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja po vlerëson një ulje të mundshme të pranisë së saj ushtarake në Gjermani mes një përçarjeje brenda NATO-s lidhur me luftën e tij kundër Iranit.

Deklaratat e tij erdhën pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz, kritikoi SHBA-në për mungesë të një strategjie rrugëdaljeje nga lufta në Iran, duke deklaruar se amerikanët po “poshtërohen” nga regjimi iranian në negociata.

Related posts

Osmani: Me SHBA-në e BE-në do të ruajmë paqen, lirinë e bashkëjetesën

Muhamet Ramadani

Turqi, tërmet 4.8 ballë në provincën Bolu

Muhamet Ramadani

Numri i të vdekurve në Gaza i afrohet 25,0000

Muhamet Ramadani