RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Izraeli do të përdorë forcë kundër raketave të lëshuara nga Gaza”

“izraeli-do-te-perdore-force-kunder-raketave-te-leshuara-nga-gaza”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant deklaroi se do të përdorin forcën kundër raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës së bllokuar nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim ministri Gallant njoftoi se “Forcat Ajrore izraelite shkatërruan objektet e prodhimit të armëve dhe magazinat e Hamasit në një operacion të kryer gjatë natës”.

“Çdo përpjekje për të dëmtuar qytetarët tanë do të përballet me forcën e plotë të ushtrisë izraelite”, tha Gallant.

Ushtria izraelite njoftoi se në sulmin e saj ajror në pjesën qendrore të Gazës gjatë natës, goditi zonat ku prodhohen kimikatet e përdorura nga Hamasi për prodhimin e raketave dhe armëve.

Agjencia zyrtare palestineze (WAFA) njoftoi se një zjarr ka shpërthyer në një zonë të shënjestruar nga avionët luftarakë izraelitë dhe se vendbanimet civile aty pranë janë dëmtuar.

Në një deklaratë dje nga ushtria izraelite, u raportua se një raketë u lëshua nga Gaza dhe u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite.

Related posts

Gaza, rritet në 31.923 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023

admin

Ish-prokurorja e EULEX-it që raportoi për korrupsion brenda këtij misioni fiton gjyqin me qeverinë britanike

admin