RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli ka vrarë mbi 21.500 fëmijë dhe ka shënjestruar 1.244 xhami që nga fillimi i luftës në Gaza

izraeli-ka-vrare-mbi-21500-femije-dhe-ka-shenjestruar-1.244-xhami-qe-nga-fillimi-i-luftes-ne-gaza

Izraeli ka vrarë më shumë se 21.500 fëmijë palestinezë dhe ka vënë në shënjestër 1.244 nga 1.275 xhamitë e Rripit të Gazës që nga fillimi i luftës në tetor 2023, tha të hënën Zyra për Media e Qeverisë së enklavës, transmeton Anadolu.

Zyra tha se ushtria izraelite ka shënjestruar sistematikisht civilët, shtëpitë dhe vendet e adhurimit gjatë gjenocidit të Izraelit në Gaza.

Ajo theksoi se 1.077 prej xhamive janë shkatërruar plotësisht.

Zyra dënoi shënjestrimin e vazhdueshëm të civilëve, fëmijëve dhe vendeve të adhurimit dhe u kërkoi ndërmjetësve që të ushtrojnë presion ndaj Izraelit që të ndalojë shkeljet e armëpushimit dhe të respektojë plotësisht marrëveshjen.

Deklarata erdhi mes kërcënimeve të reja izraelite për të përshkallëzuar sulmet në Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënuan të dielën se do të shtojnë vrasjet dhe do të evakuojnë lagjet e banuara për shkak të balonave që arrijnë në zonat izraelite nga Gaza.

Paralajmërimi erdhi pavarësisht se ushtria izraelite tha të shtunën se katër balona të gjetura pranë Gazës nuk përmbanin materiale të dyshimta dhe nuk përbënin rrezik për publikun.

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 73.000 palestinezë dhe ka plagosur mbi 174.000 të tjerë në ofensivën e saj brutale që nga tetori 2023.

Related posts

QUINT-i ishte në dijeni se Kosova do t’i vendoste Serbisë reciprocitet për letërnjoftim

admin

Inteligjenca gjermane paralajmëron rritjen e aktivitetit të spiunëve rusë

admin

Turqia, Suedia dhe Finlanda do të takohen më 26 gusht nën mekanizëm të përbashkët

admin