RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli kontrollon Bregun Perëndimor me armët robotike – VIDEO

izraeli-kontrollon-bregun-perendimor-me-armet-robotike-–-video

Arma e re po vjen në një kohë të tensioneve në rritje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku trazirat janë rritur ndjeshëm gjatë atij që ka qenë viti më vdekjeprurës që nga 2006-a.

Fitorja e aleancës nacionaliste të ish-kryeministrit, Benjamin Netanyahu, e cila përfshin një parti të krahut të djathtë ekstrem me lidhje të ngushta me lëvizjen e kolonëve ka ngritur shqetësime për më shumë dhunë.

Armët, secila e pajisur me lente vigjilente dhe tyta të gjata, u vendosën së fundmi në majë të një kulle roje, e mbushur me kamera vëzhgimi me pamje nga kampi i refugjatëve, Al- Aroub, në Bregun jugor Perëndimor.

Kur protestuesit e rinj palestinezë i vërshuan rrugët duke hedhur gurë e bomba zjarri ndaj ushtarëve izraelitë, armët robotike lëshojnë gaz lotsjellës ose plumba me majë sfungjeri mbi ta, kanë bërë të ditur dëshmitarët.

Rreth një muaj më parë, ushtria i kishte vendosur robotët edhe në qytetin e afërt të Hebronit, ku ushtarët shpesh përleshen me banorët palestinezë që gjuajnë me gurë.

Ushtria nuk ka pranuar të komentojë mbi planet e saj për ta vendosur sistemin diku tjetër në Bregun Perëndimor.

“Arma qëllon vetë pa asnjë vështirësi nga ushtari. Kur ushtari izraelit sheh një djalë të vogël, ai shtyp një buton ose diçka tjetër dhe ai qëllon vetë”, thotë 19-vjeçari, banor i Al-Aroub, Kamal Abu Hishesh.

Pranë makinerive nuk ka ushtarë. Në vend të kësaj, armët operohen me telekomandë.

Me një prekje të një butoni, ushtarët e vendosur brenda një kulle roje mund të qëllojnë drejt objektivave të zgjedhur.

Ushtria thotë se sistemi është duke u testuar në këtë fazë dhe gjuan vetëm armë “jovdekjeprurëse” të përdorura për kontrollin e turmës, si plumba me majë sfungjeri dhe gaz lotsjellës.

Banorët e Al-Aroub thonë se frëngjitë e kanë lagur vazhdimisht kampin e kodrës me gaz.

“Është shumë i shpejtë, madje edhe më i shpejtë se ushtarët dhe gaz që lëshon është më i fortë se era e gazit që lëshohet nga pluhurat e armëve që përdorte ushtria më parë”, ka theksuar Ebu Hishesh.

Armët robotike po përdoren gjithnjë e më shumë në mbarë botën, me ushtritë që zgjerojnë përdorimin e tyre të dronëve për të kryer sulme vdekjeprurëse nga Ukraina në Etiopi.

Armët e telekomanduara, si sistemi izraelit në Bregun Perëndimor, janë përdorur nga Shtetet e Bashkuara në Irak, nga Koreja e Jugut përgjatë kufirit me Korenë e Veriut dhe nga grupe të ndryshme rebele siriane.

Izraeli, i njohur për teknologjitë e tij të avancuar ushtarake, është ndër prodhuesit kryesorë në botë të dronëve të aftë për të lëshuar raketa të drejtuara me saktësi.

Ushtria ka ndërtuar një gardh përgjatë kufirit të saj me Rripin e Gazës të pajisur me radar dhe sensorë nëntokësorë dhe nënujorë.

Mbi tokë, përdor një automjet robotik, të pajisur me kamera dhe mitralozë, për të patrulluar kufijtë e paqëndrueshëm.

Ushtria gjithashtu teston dhe përdor teknologjinë më të fundit të mbikëqyrjes, të tilla si njohja e fytyrës dhe mbledhja e të dhënave biometrike mbi palestinezët. /koha

Related posts

Turqia ka dërguar në Kosovë 5 mijë pako ushqimore

admin

RMV: Hulumtim, rreth 42.5% e nxënësve thonë se ka dhunë në shkolla

admin

Sot hyn në fuqi rregullorja e re e “Prishtina Parking”

admin