RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli nis negociatat me Gjermaninë për blerjen e sistemit “Arrow 3”

izraeli-nis-negociatat-me-gjermanine-per-blerjen-e-sistemit-“arrow-3”

Gjermania dhe Izraeli nisën këtë javë negociatat e avancuara për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore izraelite “Arrow 3” nga Berlini, njoftoi sot Ministria izraelite e Mbrojtjes.

Kreu i ekipit negociator izraelit, Moshe Patel përshëndeti këtë moment historik të rëndësishëm, që do të forconte më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ne presim me padurim një proces të frytshëm negocimi në javët në vazhdim”, tha ai.

Sistemi izraelit “Arrow 3” do të bëhet pjesë e një sistemi evropian të mbrojtjes ajrore.

Sipas Izraelit, ky është sistemi më i avancuar i llojit të tij, pasi mund të shkatërrojë sistemet e armëve sulmuese më shumë se 100 kilometra mbi atmosferën në hapësirë.

Negociatat me Izraelin filluan pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, vitin e kaluar.

Sistemi u zhvillua bashkërisht midis sektorëve të ndryshëm të ushtrisë izraelite dhe Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes Raketore.

Për shkak të kontributit të SHBA-së, Uashingtoni duhet të miratojë çdo eksport të sistemit.

Por, Gjermania nuk e ka marrë ende një përgjigje pozitive nga SHBA-ja.

Sipas raporteve të medieve izraelite, kostoja e “Arrow 3” vlerësohet në 2.5 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë). /atsh

Related posts

“Gjermania i ka dorëzuar Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’”

admin

Foshnja gjashtëmuajshe vdes nga i ftohti ekstrem në kampin Al-Mawasi në Gaza

RTI

Trump shpërthen ndaj gazetares së NBC: Ose je budallaqe, ose e korruptuar! Ndërpret intervistën

admin