Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Hezbollahun që të mos përfshihet në luftën e Izraelit në Gaza.
“Shpresojmë që Hezbollahu të mos sjellë, de facto, shkatërrimin e Libanit, sepse nëse ka një luftë atje, rezultati nuk do të jetë më i vogël,” tha Tzachi Hanegbi gjatë një konference televizive, shkruan Al Jazeera.
Sipas Hanegbit, Izraeli po fokusohet në luftën në Gaza, dhe është duke u përpjekur që të mos tërhiqehet në një luftë me dy fronte.
Ai gjithashtu argumentoi se luftimet më të kufizuara përtej kufirit libanez treguan se Hezbollahu po qëndronte “nën pragun e përshkallëzimit”./abcnews