Ushtria izraelite ka njoftuar se vrau një palestinez në jug të Rripit të Gazës, duke pretenduar se ai ishte komandant terreni i Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite në një deklaratë tha se Muhammad Mahmoud Marshad al-Qadi u vra në një sulm në zonën e Khan Younisit.
Ajo pretendoi se Al-Qadi mori pjesë në sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 ndaj bazës ushtarake izraelite “Sufa” pranë Rripit të Gazës dhe më pas mori pjesë në mbajtjen e pengjeve izraelite në zonën e Rafahut.
Hamasi ende nuk ka komentuar lidhur me deklaratën izraelite.
Që nga tetori i vitit 2023, ofensiva vdekjeprurëse e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 73 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 174 mijë të tjerë ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës civile të enklavës palestineze është shkatërruar.

