RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit

izraeli-vazhdon-sulmet-ne-jug-te-libanit

Forcat izraelite kanë vazhduar sulmet ndaj qyteteve në jug të Libanit, duke përdorur tanke, artileri dhe avionë luftarakë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA), një tank izraelit ka qëlluar me disa predha në qytetin al-Mansouri, në jug të Tirit.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë kryer shpërthime në periferi të Sarbine, në rrethin Bint Jbeil, të shoqëruara me një operacion kontrolli në zonë.

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer gjithashtu sulme ajrore gjatë natës në al-Qantara, në rrethin Marjayoun, ndërsa në agim periferitë e Haddatha-s janë goditur me artileri në mënyrë të ndërprerë, raportoi NNA. /mesazhi

Related posts

​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

Muhamet Ramadani

Wagner shpallet organizatë terroriste nga Britania e Madhe

admin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Hevzi