RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti sirian takon shefin e YPG-së pasi grupi terrorist shpalli shpërbërjen

presidenti-sirian-takon-shefin-e-ypg-se-pasi-grupi-terrorist-shpalli-shperberjen

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa u takua të martën me Mazloum Abdin, drejtuesin e grupit terrorist të shpërbërë YPG, për të diskutuar hapat për integrimin e tij në institucionet shtetërore, transmeton Anadolu.

Sharaa priti “Mazloum Abdin dhe delegacionin shoqërues të tij në Pallatin e Popullit në Damask, në prani të ministrit të Jashtëm, Asaad al-Shaibani, dhe guvernatorit të Deir ez-Zorit, Ziad al-Ayesh”, thuhet në një deklaratë të Presidencës siriane.

Në takim u diskutua për “një sërë çështjesh lidhur me integrimin në institucionet shtetërore siriane dhe hapat për fazën e ardhshme, me qëllim forcimin e pranisë së shtetit dhe mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit”, shtohet në deklaratë.

Më herët të martën, Abdi njoftoi në një konferencë për media shpërbërjen e YPG-së.

Administrata siriane dhe YPG-ja arritën një marrëveshje më 29 janar, e cila parashikonte një armëpushim dhe integrimin gradual të grupit në institucionet shtetërore.

Related posts

Dodik: Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

admin

Erdoğan: Ankaraja e gatshme të sjellë “makthe të reja” për ata që përdorin terrorizmin për të shënjestruar Turqinë

Muhamet Ramadani

Itali – “ISTAT”: Bie numri i lindjeve

admin