RTV AHIRETI
Kuzhinë

Jahni me pulë

jahni-me-pule

Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare

Përbërësit

  • 1 pulë e freskët 1 kg ose 4-5 kofsha pule
  • 3 qepë mesatare të grira hollë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 gjethe dafine (të thata ose të njoma)
  • 2 domate të grira
  • 2 lugë gjelle salcë domate (sipas preferences)
  • 300 ml ujë
  • kripë
  • piper
  • Uthull

Pergatitja:

Me një leter kuzhine, thani të gjitha lëngjet e mishit të pulës.

Më pas, vendosni një tenxhere me bazament të gjerë në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit.

E lëmë të nxehet pak dhe hedhim mishin duke e kaurdisur derisa të skuqet fortë.

Mishin e kaurdisim përreth 10 minuta derisa të skuqet mirë nga të gjitha anët.

Më pas shtojmë në tenxhere qepët e grira.

I kaurdisim derisa t’iu ulet volumi dhe të marrin një ngjyrë të verdhë të artë, më pas shtojmë domatet e grira.

I kaurdisim derisa volumi i domateve të bjerë.

Shtojmë salcën e domateve, kripën, një lugë uthull, piperin dhe gjethet e dafinës. Kaurdisini dhe shtoni ujin.

Në momentin që masa nis të vlojë, ulni zjarrin duke lënë që gjella të gatuhet në nxehtësi të ngadaltë.

Tenxheren mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të avashtë, derisa mishi i pulës të jetë i butë.

Nëse doni që jahnia të jetë edhe më e lëngshme mund të shtoni edhe pak ujë tjetër, kjo varet nga preferenca juaj.

Kjo pjatë serviret e ngrohtë dhe për t’i shtuar edhe më shumë shijen mund t’i hidhen edhe disa pika uthull sipër. Ju befte mire!

Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.

Related posts

Receta për iftar: Qofte me salcë në furrë

admin

Palapeta nga mielli i thekrës pa qumësht

admin

Trahana me hithra

admin