Koreja e Veriut dyshohet të ketë lëshuar një raketë balistike. Lajmin e bëri të ditur qeveria japoneze. Roja Bregdetare e Japonisë raportoi se raketa e mundshme balistike nga Koreja e Veriut duket se tashmë ka rënë në det.
Roja bregdetare udhëzoi mjetet lundruese që t’i kushtojnë vëmendje informacionit dhe të mos i afrohen objekteve që kanë rënë në det. Ai gjithashtu u kërkoi anijeve të raportojnë çdo informacion përkatës.
Të martën, Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë, pa paralajmërim, e cila fluturoi mbi dhe përtej Japonisë, duke bërë që Japonia të paralajmërojë qytetarët e saj që të strehohen.
Raketa të martën udhëtoi mbi Japoninë veriore herët në mëngjes dhe besohet të ketë rënë në Oqeanin Paqësor. Hera e fundit që Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike mbi Japoni ishte në vitin 2017.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi nëse Koreja e Veriut vazhdon “në këtë rrugë” të provokimit pas lëshimit të raketës balistike të martën, “kjo vetëm do të rrisë dënimin, do të rrisë izolimin dhe do të rrisë hapat që ndërmerren në përgjigje të veprimeve të tyre”. /abcnews
Fox News: North Korea fires ballistic projectile over Japan, making it the nation’s seventh projectile test in just two weeks. pic.twitter.com/NrRT0DeRUL
— Becker News (@NewsBecker) October 8, 2022