RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia sinjalizon mbështetje për Sirinë nën drejtimin e presidentit al-Sharaa, heq pjesërisht sanksionet

japonia-sinjalizon-mbeshtetje-per-sirine-nen-drejtimin-e-presidentit-al-sharaa,-heq-pjeserisht-sanksionet

Japonia ka njoftuar se po heq pjesërisht sanksionet ndaj Sirisë, duke sinjalizuar mbështetje për qeverinë e presidentit Ahmad al-Sharaa, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi shtetëror NHK, zëdhënësi kryesor i qeverisë japoneze, Kihara Minoru, u tha gazetarëve se shumë prej subjekteve që po hiqen nga lista e sanksioneve “pritet të luajnë një rol në rindërtimin e Sirisë”.

Siria dhe Japonia rivendosën marrëdhëniet diplomatike dhjetorin e kaluar, pas një ndërprerjeje 15-vjeçare, një vit pasi al-Sharaa formoi qeverinë pas rrëzimit të udhëheqësit sirian Bashar al-Assad në dhjetor 2024.

Minoru tha se stabiliteti dhe zhvillimi në Siri “janë të lidhura drejtpërdrejt me stabilitetin në të gjithë Lindjen e Mesme”, duke shtuar se Tokio “synon ta mbështesë vendin”.

Vendimi u mor nga kabineti japonez, pasi Tokio kishte vendosur sanksione në vitin 2011 ndaj administratës së al-Assadit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë njoftoi se duke marrë parasysh zhvillimet e mëvonshme në Siri dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Tokios dhe Damaskut, qeveria japoneze ka njoftuar “heqjen e pjesshme të masave për ngrirjen e aseteve dhe masave të tjera”.

Gjithsej 16 nga 31 subjektet, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, kompanitë e naftës dhe institucionet financiare, u hoqën nga lista e sanksioneve.

Ministria japoneze tha se sanksionet do të mbeten në fuqi ndaj 59 individëve dhe 15 subjekteve.

Related posts

Spanja reagon ndaj Marokut lidhur me territoret Ceuta dhe Melilla

admin

Situatë e qetë në orët e mbrëmjes në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq

Muhamet Ramadani

Koreja e Veriut denoncon deklaratën e NATO-s, paralajmëron për “kundërveprim” të fortë

Muhamet Ramadani