RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e saj me vendet islame

suedia-deshiron-te-permiresoje-marredheniet-e-saj-me-vendet-islame

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström tha se që tani e tutje një pjesë të madhe të detyrës së tij do t‘ia ndajë zhvillimit të marrëdhënieve me vendet islame, raporton Anadolu.

Billström zhvilloi mbledhje me ambasadorët e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të cilët ndodhen në Suedi për të diskutuar lidhur me sulmet kundër Kuranit.

Në një deklaratë me video dhe shkrim nga faqja zyrtare e Ministrisë së Jashtme pas takimit, Billström tha: “Zhvilluam takim konstruktiv dhe të mirë. Pas kësaj një pjesë të madhe të detyrës time do t‘ia ndaj zhvillimit të marrëdhënieve me vendet islame”.

Ai tha se ata që djegin Kuranin janë provokatorë. “Qeveria suedeze kundërshton aktet islamofobike, pavarësisht formës së tyre. Kjo nuk pasqyron pikëpamjen e qeverisë. Jo vetëm që përbën provokim për muslimanët të cilët janë pjesë integrale e Islamit, por mos-respektimi i Kuranit ose të çdo libri të shenjtë konsiderohet akt jashtëzakonisht agresiv dhe mos-respektues nga shoqëria suedeze”, tha Billström.

Kryediplomati suedez theksoi se për të parandaluar djegien e librave të shenjtë, kanë filluar punime për të bërë ndryshime në ligjin e rendit publik.

– Provokimet kundër Kuranit në Suedi

Politikani i ekstremit të djathtë danez dhe lideri i Partisë Linja e Ashpër (Stram Kurs), Rasmus Paludan në vitin 2022 gjatë pushimeve të Pashkëve vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit në Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Më 21 janar Paludan, dogji Kuranin para Ambasadës së Turqisë në Stokholm. Salwan Momika me origjinë irakiane, më 28 qershor dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stokholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit.

Poashtu më 20 korrik, Momika nën mbrojtjen e policisë shkeli Kuranin dhe flamurin irakian përpara Ambasadës së Irakut në Stokholm dhe më 31 korrik para Parlamentit të Suedisë.

Bayrami Marjan, 47-vjeç me origjinë iraniane, më 3 gusht nën mbrojtjen e policisë dogji Kuranin në brigjet Angbybadet të Stokholmit, duke pohuar se “të gjitha fetë duhet të zhduken”.

Related posts

Foshnja dy muajshe shpëtohet pas 128 orësh nën rrënoja

rezart morina

BE-ja shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për rindërtim të Ukrainës

admin

Opozita maqedonase ndërpret kontaktet me pushtetin

rezart morina