Mijëra qytetarë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, protestuan kundër SHBA-së për shkak të mbështetjes që i jep Izraelit i cili ka vrarë mbi 17 mijë palestinezë në Gaza që nga 7 tetori e deri më tani, raporton Anadolu.
Pas thirrjes së disa sindikatave dhe partive si dhe të Partisë së Frontit Islamik të Punës, krahu politik i Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (IKhwan) në Jordani, mijëra qytetarë që donin të marshonin drejt Ambasadës së SHBA-së në Aman pas namazit të xhumasë, u mblodhën para xhamisë Ibad er-Rahman në Aman.
Protestuesit mbajtën në duar flamuj të Jordanisë dhe Palestinës si dhe brohoritën me sloganet “O SHBA, o terroriste. Në vendin tim nuk ka rregulla”, “Populli i Jordanisë bashkohet kundër shitjes së Palestinës”.
Po ashtu në protestë u mbajtën pankarta me mbishkrimet si “Ndaloni gjenocidin” dhe “Koka e sulmeve është SHBA-ja”.
Massive crowds take over the streets in central Amman, Jordan, in a show of support for the #Palestinian resistance and in protest of the Israeli genocide in Gaza.#GazaGenocide pic.twitter.com/L2MeMlwzYP
— Quds News Network (@QudsNen) December 8, 2023