Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar zjarre në disa rajone të Kalifornisë. Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët.
Zjarri në McKinney, që nisi në qarkun verior Siskiyou ka djegur tashmë 21.000 hektarë.
Të paktën 2.000 banorë janë detyruar të largohen. Shtëpitë janë shkatërruar. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në qarkun Siskiyou.
Kushtet ekstreme të thatësirës, temperaturat e larta, erërat dhe stuhitë janë ndër faktorët që po favorizojnë flakët.
Autoritetet paralajmërojnë se stuhitë mund të sjellin edhe më shumë probleme.
Shërbimi Pyjor i SHBA-së paralajmëroi se kushtet mund të jenë “jashtëzakonisht të rrezikshme për zjarrfikësit, pasi erërat mund të jenë të çrregullta dhe jashtëzakonisht të forta”.
Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë reduktime të mëdha të emetimeve. /euronews
El incendio #McKinney que se desató en el Bosque Nacional Klamath del norte de #California había quemado más de 51,000 acres hasta el domingo por la mañana, por el momento es incontrolable.
vídeo: @CBSNews #TCSN pic.twitter.com/b326H9yrQZ— TCS Noticias (@tcsnoticias) August 1, 2022