RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Merdare po vazhdon reciprociteti për letërnjoftime

ne-merdare-po-vazhdon-reciprociteti-per-leternjoftime

Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët e hershme të mëngjesit. Në pikën kufitare në Merdare po lëshohen fletëdeklarimet për gjithë shtetasit serbë që po hynë në Kosovë.

Zyrtarë policorë në këtë pikë kufitare thanë për KosovaPress se deri të ketë një vendimmarrje politike, të njëjtit do të vazhdojnë t’i pajisin shtetasit serbë me fletë-deklarime për hyrje – dalje në territorin e Kosovës.

KosovaPress tentoi të marrë një prononcim nga qytetarë serbë që erdhën në Kosovë, mirëpo të njëjtit nuk pranuan të flasin.

Aktualisht, në këtë pikë kufitare ka kolona të gjata veturash si në dalje, po ashtu edhe më hyrje të Kosovës, kryesisht mërgimtarë.

Kryeministri Albin Kurti, megjithëse është zotuar për shfuqizim të vendimit për reciprocitet, ai ka thënë se i njëjti do të shfuqizoh.

Related posts

Netanyahu arrin marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Izrael

admin

Në Tiranë, jo në Teheran…!

Hevzi

Çfarë po ndodh në Poloni? Pas sulmeve të fundit me raketa në Ukrainë, autoritetet aktivizojnë avionët luftarakë

admin