Një zjarr i madh për një kohë shumë të shkurtër ka shkaktuar kaos në Kaliforninë qendrore. Më shumë se 16 hektarë pyje janë djegur brenda pak orësh.
Flakët kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe mbylljen e rrugëve. Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se pyjet me dushk kanë përshpejtuar zjarrin, i cili të shtunën ka vazhduar të zgjerohet.
Mediat lokale në Kaliforni kanë raportuar se disa persona janë ngujuar nëpër shtëpitë e tyre dhe zjarrfikësit janë ngutur t’i shpëtojnë.
Sipas raportimeve, ky është zjarri i tretë në Kaliforninë qendrore brenda dy javësh.
Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se në vitet e ardhshme zjarret pritet të jenë edhe më të ashpra dhe do të detyrojnë shpërnguljen e miliona njerëzve.
Këto zjarre, sipas shkencëtarëve, pritet të jenë më të shpeshta si pasojë e krizës klimatike. /koha
#California – Fires in #Mariposa County west of @YosemiteNPS have exploded over 1,600 acres and has reached Sierra National Parkpic.twitter.com/8Qp8swao9F
— CyclistAnons (@CyclistAnons) July 23, 2022