RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanali televiziv danez kërkon falje për “komentin racist” ndaj futbollistëve marokenë

kanali-televiziv-danez-kerkon-falje-per-“komentin-racist”-ndaj-futbollisteve-marokene

Një kanal televiziv i Danimarkës kërkoi falje në Twitter për publikimin e komentit i cili përngjasonte lojtarët e kombëtares së Marokut dhe familjet e tyre me “familjen e majmunëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komenti i prezantuesit të TV 2 News, Christian Hogh Andersen shkaktoi kritika pasi ai bëri komentin gjatë kalimit në lajmin e familjes së majmunëve që do të jepej pas pamjeve të lojtarëve marokenë që festuan dhe u përqafuan me nënat e tyre pas fitores së ndeshjes në Kupën e Botës FIFA 2022.

Andersen kishte bërë prezantimin e lajmit të dytë me komentin “Në vazhdim të lajmit për lojtarët marokenë dhe familjet e tyre në Katar, kemi edhe lajmin për një familje kafshësh që u bashkuan për të t‘u ngrohur”.

TV 2 News, lidhur me ngjarjen bëri një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter ku tha: “Shprehim jashtëzakonisht keqardhje për komentet që lidhen me lajmin e mëpasshëm lidhur me kafshët. Për këtë kërkojmë falje”.

Kryeredaktorja e TV 2 News, Anne Mette Svane pranoi se komenti është “i gabuar dhe agresiv”.

Andersen kërkoi falje duke thënë se “nuk e ka bërë krahasimin me qëllim të keq”.

Related posts

Kryeministri pakistanez thotë se dëshiron të rrisë lidhjet tregtare me Rusinë

admin

SHBA-ja këshillon Ukrainën që të mos nisë tani një ofensivë të re

admin

Polonia “blindon” kufirin me Sllovakinë, masa kontrolli shtesë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm

rezart morina