RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kanosi përmes rrjeteve sociale një mashkull, arrestohet shtetasja zvicerane në Viti

kanosi-permes-rrjeteve-sociale-nje-mashkull,-arrestohet-shtetasja-zvicerane-ne-viti

Një shtetase zvicerane në Viti është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje një mashkulli kosovar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në çantën e të dyshuares është është gjetur dh konfiskuar një sasi e substancës narkotike.

Derisa thuhet se pas intervistimit e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim./

Related posts

Izolimi ekonomik dhe diplomatik i Rusisë e ka bërë Moskën të varur nga Kina, Putin paralajmëron: Gjatë muajit të ardhshëm…

admin

Altun: Turqia po punon fort për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti – VIDEO

admin

Shtëpiza mobile për të mbijetuarit e tërmetit

admin