RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Karteli i drogës merr një qytet në Meksikë, shpërthen konflikti midis ushtrisë dhe civilëve – VIDEO

karteli-i-droges-merr-nje-qytet-ne-meksike,-shperthen-konflikti-midis-ushtrise-dhe-civileve-–-video

Persona që raportohet se janë banorë të Frontera Comalapa në shtetin Chiapas të Meksikës sulmuan ushtarët dhe efektivët e policisë me shkopinj, gurë dhe kokteje molotov pasi pjesëtarët e agjencive shtetërore dhe federale u përpoqën të hynin në qytet, i cili kohët e fundit u pushtua nga një grup i krimit të organizuar, transmeton Anadolu.

Mediat lokale raportuan se trupat e ushtrisë, pjesëtarët e Gardës Kombëtare dhe efektivët e policisë dje u përpoqën të sillnin paqen në Frontera Comalapa, e cila kufizohet me Guatemalën.

Sulmuesit, të cilët mund të jenë viktima të rekrutimit të detyruar nga organizatat kriminale, nuk janë identifikuar nga autoritetet.

Karteli Sinaloa dhe Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), fraksionet kryesore të botës së krimit të Meksikës, kanë luftuar për kontrollin e rajonit kufitar në Chiapas, një qendër kritike për tregtinë e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandën e armëve.

Beteja për territor mes grupeve kriminale ka krijuar një zonë lufte për banorët e Frontera Comalapa, të cilët kanë vuajtur nga vrasjet dhe zhdukjet nga duart e vrasësve me pagesë.

Vrasjet e civilëve të paarmatosur kanë qenë të vazhdueshme që nga 22 maji. Sipas raporteve lokale, dhuna në komunë është rritur në mënyrë alarmante javën e fundit, ku të rinj nga komunitete të ndryshme rekrutohen me forcë nga kriminelët për të ndihmuar në kontrollin e tyre mbi rajonin dhe për të dëbuar autoritetet e sigurisë.

Dhuna është konstante edhe përkundër pranisë së lartë të ushtrisë në rajon.

Brenda Frontera Comalapa ndodhet shtabi i Gardës Kombëtare dhe vetëm 24 kilometra larg është baza më e madhe e ushtrisë në shtet.

Sipas organizatës joqeveritare Fray Bartolome de las Casas, autokolona e automjeteve me njerëz të armatosur rëndë parakalojnë para selisë. Organizata joqeveritare ka denoncuar fuqizimin e kriminelëve për shkak të dështimit të ushtrisë për të mbrojtur popullatën, gjë që ka rezultuar në një eksod të banorëve që përpiqen t’i shpëtojnë dhunës.

“Të paktën 3 mijë njerëz u shpërngulën nga komunitetet e tyre, disa kërkojnë strehim të përkohshëm dhe të tjerët janë strehuar në male ose në ndonjë vend të sigurt për ditë të tëra. Jemi të informuar gjithashtu se shumë familje mbeten në shtëpitë e tyre pa mundur të largohen. Ata janë ngujuar nën terrorin ekstrem që po përjetojnë”, tha Fray Bartolome de las Casas në një deklaratë për media.

Related posts

Lajçak sot në Beograd, takon presidentin Aleksandër Vuçiç, ja tema sensitive që pritet të diskutohet

admin

Rusia vazhdon të bombardojë/ Qeveria gjermane planifikon investime në Ukrainë, ky është plani 15 pikësh

admin

Gjermania hakmerret, vendos t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse

rezart morina