Katari dhe Kina nënshkruan marrëveshje 27 vjeçare për gazin e lëngshëm natyror (LNG), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve QNA të Katarit, mes “Qatar Energy” në pronësi të Katarit dhe kompanisë kineze petrokimike (SINOPEC) u nënshkrua marrëveshje afatgjate e shit-blerjes.
“Qatar Energy” do të sigurojë për SINOPEC 4 milionë tonë LNG në vit gjatë 27 viteve.
Ekspertët theksojnë se marrëveshja është një “nga marrëveshjet më afatgjata” në sektorin e LNG-së.
Katari është në mesin e vendeve më të mëdha eksportuese të LNG-së në botë dhe siguron për Kinën LNG që nga viti 2009.