RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

katari-uron-kosoven-per-18-vjetorin-e-pavaresise-se-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë mesazh urimi për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Larmadhëria e tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani dhe Lartmadhëria e Tij, Zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani.

Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime dhe të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke i theksuar presidentes shëndet dhe mirëqënie si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtutjeshëm.

“Lartmadhëria e Tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe Lartmadhëria e Tij, Zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, kanë uruar Presidenten Osmani me rastin e përvjetorit të 18 të Pavarësisë. Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm. Po ashtu, është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit”, thuhet në urimin e shtetit të Katarit.

Related posts

Zyrtari i Kremlinit: Bisedimet e Putinit me të dërguarit e SHBA-së ishin “konstruktive”

Kushtrim Guraj

Shpëtohen 23 marinarë pas përplasjes së një anijeje të madhe pranë ishullit Qeshm të Iranit

Muhamet Ramadani

Kryediplomati turk dhe homologu saudit diskutojnë për fazën e dytë të planit të paqes në Gaza

RTI