RTV AHIRETI
Shëndetësi

Katër ushqime që janë të shëndetshme për zemrën

kater-ushqime-qe-jane-te-shendetshme-per-zemren

Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Çdo ditë lexoni dhe dëgjoni aq shumë sa nuk dini më çfarë të besoni. Çfarë është e mirë për të ngrënë në fund të fundit, dhe çfarë jo? A është vera e mirë për zemrën tuaj dhe nëse po, cila është sasia e duhur për të pirë?

Studiuesit nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë kryen disa studime me qëllim që të sqarojnë saktësisht se çfarë ushqimesh duhet të hamë të gjithë për një zemër më të shëndetshme. Rezultatet u publikuan në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë pas një rishikimi të 60 studimeve.

Rezultatet treguan se këto 4 ushqime janë më të mirat për të mbrojtur zemrën tuaj.

Bajamet

Këto fruta të thata janë plot me yndyrna të pangopura, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL. Plus, është një burim i mirë i vitaminës E antioksiduese, e cila e mban sistemin tuaj imunitar të shëndetshëm.

Mollët

E dini shprehjen “një mollë në ditë e mban mjekun larg”? Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se sa të mira janë mollët. Përveç kësaj, ky frut i veçantë dhe lëkura e tyre përmbajnë fibra të tretshme, të cilat pastrojnë muret e arterieve.

Boronica

Këto fruta të vogla blu kanë një antioksidant të quajtur pterostilbene, i cili mund të stimulojë qelizat e mëlçisë për të shpërbërë më mirë yndyrën dhe kolesterolin. Ato përmbajnë gjithashtu flavonoide, të cilat mund të ulin presionin e gjakut.

Kafe

Këtu mund të lehtësoheni, pasi është zbuluar se pirja e kafesë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Studiuesit zbuluan se pirja e kafesë shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë dhe pa rrezik të problemeve të zemrës si hipertensioni ose aritmitë.

Por mbani mend: shumë sheqer dhe shtimi i kremit mund të zvogëlojë përfitimet e kafesë.

Related posts

Dy të vdekur dhe 615 raste me Covid-19 në Kosovë

admin

​6 simptoma të sulmit të heshtur në tru

rezart morina

Këshilla e gjyshes: Si ta mbani bukën të freskët për disa ditë

admin