RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Gazetarët e Perëndimit nuk mund të akreditohen për forumin ekonomik

kremlini:-gazetaret-e-perendimit-nuk-mund-te-akreditohen-per-forumin-ekonomik

Kremlini ka thënë të shtunën se gazetarët nga “shtetet jomiqësore”, nuk do të lejohen të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, që mbahet në Shën Petersburg.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur ndër vite këtë forum për të tërhequr investime globale në Rusi.

“Këtë herë është marrë vendim që të mos akreditojmë publikues të shteteve jomiqësore”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve TASS.

“Interesimi për forum është gjithmonë i madh, të gjithë gazetarët tjerë do të jenë të pranishëm”, ka thënë Peskov.

“Shtete jomiqësore”, është definicion i përdorur nga Moska për t’i përshkruar ato vende që e kanë sanksionuar për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

Kremlini e ka përsëritur disa herë se Evropës nuk do t’ia “mbyllë” dritaren – të cilën Petri i Madh i Rusisë ka tentuar ta hapë 300 vjet më parë – pavarësisht sanksioneve të periudhës së fundit. /rel

Related posts

Kristersson: Dera për në NATO nuk është e mbyllur

admin

SHBA përgatitet për stuhi dimërore: Borë e dendur nga Teksasi deri në bregun lindor

admin

Malajzia përballet me ‘parlamentin e varur’ për herë të parë në histori

admin