RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KE: Nuk ka udhërrëfyes shtesë për vizat për Kosovën

ke:-nuk-ka-udherrefyes-shtese-per-vizat-per-kosoven

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Verhelyi, të hënën paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian.

Verhelyi nuk kishte përmendur se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka dërguar pyetje në adresë të Komisionit Evropian, të cilët në përgjigjen e tyre kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për një udhërrëfyes shtesë.

“Komisioni vazhdon të qëndrojë prapa vlerësimit nga korriku i vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave i vitit 2012, e të cilat kanë të bëjnë me riatdhesimin dhe riintegrimin, sigurinë e dokumenteve, migracionin dhe menaxhimin e kufijve, sigurinë dhe rendin publik, si dhe të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes”, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit

Më tej në përgjigjen e saj Pisonero, bëri të ditur se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim shumë i vonuar.

“Ne kuptojmë se disa shtete anëtare vazhdojnë të kenë shqetësime rreth çështjeve si lufta kundër korrupsionit, kërkesat e rrejshme për azil dhe siguria e dokumenteve, që janë mbuluar nga udhërrëfyesi. Komisioni mbetet i gatshëm që të mbështesë punën shtesë mes shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës për t’i adresuar këto çështje. Ne nuk po flasim për ndonjë udhërrëfyes të ri”, tha Pisonero.

Pisonero tutje shtoi se pasi që të vendoset për liberalizimin e vizave për Kosovën, Komisioni Evropian do të monitorojë zbatimin e vazhdueshëm të kërkesave që dalin nga mekanizmat suspendues të vizave dhe nga procesi i stabilizim-asociimit.

Ndryshe, të hënën më 23 qershor, komisionari për zgjerim Oliver Verhelyi, kishte thënë se do të krijohet një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike.

“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, kishte deklaruar Verhelyi.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes, ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.

Related posts

KFOR: Ka pasur të shtëna afër një patrulle në Zubin-Potok, nuk ka të lënduar

admin

Aktakuzë kundër një të pandehuri për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

rezart morina

Studentëve u dalin 100 eurot nga Qeveria, si mbështetje për inflacionin

admin