RTV AHIRETI
Shëndetësi

Keni ankth apo sulm paniku? Terapistja shpjegon ndryshimet

keni-ankth-apo-sulm-paniku?-terapistja-shpjegon-ndryshimet

Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të hapur ndaj sfidave me shëndetin mendor. Por, ndërsa pësojnë një sulm apo atak paniku, vetë-diagnostim apo të kuptuarit e asaj që po të ndodh në disa raste është i dobishëm e në raste të tjera mund të çojë në pasoja më të rënda.

Shpesh është e paqartë vija ndarëse midis ankthit dhe sulmit të panikut. Një psikologe klinike, Dr.Julie Smith shpjegon përmes një videoje se duhen dalluar simptomat midis ankthit, sulmeve të ankthit dhe sulmeve të panikut.

“Sulmet e ankthit po përdoren gjerësisht si terma në mediat sociale”, thotë Smith. “Dhe arsyeja për këtë është sepse nuk është një çrregullim klinik ose një diagnozë”.

Për shkak të keqinformimit në mediat sociale, Smith thotë se ky term po përdoret shumë si për të nënkuptuar shtimin e ankthit përpara një ngjarjeje të pritshme. Kjo nuk është diçka e njëjtë me një sulm paniku.

“Një atak paniku është rritje e papritur e frikës dhe shqetësimit intensiv që arrin kulmin brenda disa minutave. Gjatë kësaj kohe, ju përjetoni një sërë simptomash të forta”, shpjegon Smith. “Ndërsa po përjeton ankth, ataku i panikut cilësohet si kulmi i kësaj gjendjeje dhe simptomat nisin të bëhen më intensive. Ju filloni të mendoni se do të vdisni ose mund të humbni plotësisht kontrollin e gjërave dhe jetës suaj”.

Related posts

Vaji i peshkut është vaj me burim nga peshqit yndyrorë si sardelet, açugeja dhe skumbri. Vaji zakonisht gjendet në formë kapsule ose të lëngshme. Vaji i peshkut është lidhur me disa përfitime shëndetësore: -Ndihmon në uljen e inflamacionit -Mund të ndihmojë në ngadalësimin e dobësimit së muskujve për të moshuarit -Përmirësime në shëndetin mendor -Ulë presionin e gjakut -Ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve Nëse hani peshk të yndyrshëm si salmoni, skumbri ose sardelet disa herë në javë, mund të mos keni nevojë fare për një suplement të vajit të peshkut, veçanërisht nëse hani 8 ons të rekomanduara ushqim deti në javë. Vaji i peshkut ka disa përfitime, por është një shtesë diete me efekte dhe ndërveprime të mundshme negative. Përpara se të merrni vaj peshku, rekomantohet të bisedoni me personat përkatës.

admin

Si të humbni peshë pas lindjes – Ushtrimet dhe ushqimi

Muhamet Ramadani

Çfarë është hernia diskale dhe si trajtohet

admin