RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Keqpërdorim të detyrës, kërkohet paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve

​keqperdorim-te-detyres,-kerkohet-paraburgim-ndaj-shtate-te-dyshuarve

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj shtatë të pandehurve me inicialet N.Xh., B.B., I.S., R.C., F.Z., J.V., dhe A.S., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin N.Xh., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

“Për të pandehurin B.B., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”. Ndërsa, për të pandehurin I.S., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”. Për të pandehurin J.V., ekziston dyshimi i bazuar se ka veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”. Kurse, ndaj të pandehurit me inicialet F.Z., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”. Ndërsa, ndaj të pandehurit me inicialet R.C., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe ndaj A.S., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, thuhet në njoftim.

Related posts

SHBA-të, Danimarka dhe Groenlanda bien dakord në Mynih, pritet takimi tripalësh! NATO shton praninë në Arktik

admin

OBSH po heton një sëmundje misterioze në Argjentinë

admin

Zyrtarët izraelitë bëjnë thirrje hapur për pushtim të përhershëm të Gazës

RTI