RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare turke ‘dënon ashpër sulmet e tmerrshme ndaj Kuranit’

keshilli-i-sigurise-kombetare-turke-‘denon-ashper-sulmet-e-tmerrshme-ndaj-kuranit’

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë dënoi ashpër sulmet ndaj librit të shenjtë musliman Kuranit, duke i quajtur ato “manifestime të racizmit antiislam”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë pas një takimi tre-orësh të Këshillit nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin Ankara, thuhet: “U dënuan ashpër sulmet e tmerrshme, të cilat janë një manifestim i racizmit antiislam dhe shënjestrojnë vlerat e shenjta të miliarda njerëzve”.

Deklarata erdhi pasi Edwin Wagensveld, një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, të dielën grisi faqet nga një kopje e Kuranit në Hagë, ndërsa më pas dogji faqet e grisura.

Ajo pasoi një protestë përpara ambasadës turke në Stokholm të shtunën, ku po ashtu u dogj e një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë dhe lejen e qeverisë suedeze.

Ata që inkurajojnë dhe mbrojnë veprimet që “minojnë vlerat si liria e fesë, ndërgjegjes dhe mendimit, janë partnerë në krimin e urrejtjes”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Të hënën, ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom përsëriti se qeveria e tij nuk e mbështet djegien e librave të shenjtë, por gjithashtu pretendoi se liria e shprehjes “e bën atë të ligjshme nga këndvështrimi suedez”.

Duke theksuar vendosmërinë e Turqisë për të mbështetur politikën e dyerve të hapura të NATO-s, Këshilli i Sigurisë Kombëtare turke tha: “Vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në NATO duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe frymën e aleancës”.

Është e domosdoshme që Suedia dhe Finlanda të përmbushin detyrimet sipas memorandumit trepalësh të qershorit 2022 në luftën kundër grupeve terroriste me hapa konkretë, theksohet më tej.

Duke kritikuar Greqinë për veprimet e saj provokuese dhe retorikën dhe përpjekjet për armatim, Këshilli vuri në dukje gjithashtu se Turqia nuk do të lejojë “asnjë fakt të kryer” që synon sigurinë dhe interesat e saj kombëtare.

Suedia dhe Finlanda në muajin maj të vitit të kaluar aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, një vendim i shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Por Turqia shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë, madje edhe mbështesin grupet terroriste, përfshirë PKK-në dhe FETO-n.

Në qershor, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke i hapur rrugën anëtarësimit të tyre në aleancë. /aa

Related posts

Çitaku: Kurti të hënën do ta nënshkruajë Asociacionin

admin

Doli hafëzja e parë e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”

rezart morina

Egjipti do të krijojë qendër logjistike në Rafah për të lehtësuar ndihmën për Rripin e Gazës

rezart morina