RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pedagogia: Kam hequr dorë nga profesioni për të qenë afër fëmijëve

pedagogia:-kam-hequr-dore-nga-profesioni-per-te-qene-afer-femijeve

Pedagogia Malvina Tafçiu është shprehur se ka hequr dorë nga profesioni për të qenë pranë fëmijëve.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha ndër të tjera se dëshira e çdo nëne përpos karrierës dhe profesionit ka dëshirë që të jetë pranë fëmijëve të saj.

Më tej ajo tregoi se në kohën kur lindi prioriteti i i saj kryesor ishin vetëm fëmijët.

“Dëshira e çdo nëne pavarësisht punës dhe pasionit që ka për të bërë karrierën është që të qëndrojë me të vegjlit e saj dhe të bëjë maksimumin për mirërritjen dhe mirëqenien e tyre dhe edukimin.

Para se të lindja nuk e kisha menduar dhe nuk do të hiqja kurrë dorë nga ëndrrat e mia dhe nga profesioni im, por pas lindjes ndryshoi e gjithë bota ime. Prioriteti në atë kohë por edhe tani, janë fëmijët. Jam nënë e tre fëmijëve dhe më e vogla është dy vjeç. Kam hequr dorë nga profesioni për të qenë afër fëmijëve.”- tha ajo. /euronews

Related posts

U rrëmbye në vitin 1998 dhe u mbajt në një bodrum 200 metra larg shtëpisë së tij, burri gjendet pas 26 vitesh! Postimi në rrjetet sociale “tradhtoi” fqinjin e tij

admin

Sulme të reja izraelite në Liban, 9 të vrarë dhe 47 të plagosur

Muhamet Ramadani

Arrestohet një nga të dyshuarit për sulm ndaj gazetarëve në veri

Muhamet Ramadani