RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Nuk ka asnjë arsye që forcat e SHBA-së të jenë në rajon

presidenti-iranian:-nuk-ka-asnje-arsye-qe-forcat-e-shba-se-te-jene-ne-rajon

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka reaguar ndaj pranisë së forcave të SHBA-së në rajon duke thënë se problemet duhet të zgjidhen nga vendet e rajonit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA të Iranit, Raisi iu drejtua ambasadorëve në Teheran me rastin e 45-vjetorit të revolucionit iranian.

“Nuk ka asnjë arsye që forcat e SHBA-së të jenë në rajon. Problemet duhet të zgjidhen nga zyrtarët e vendeve të rajonit. Prania e forcave të huaja në rajon i rrit problemet”, tha Raisi.

Ai vuri në dukje se populli palestinez është pala që ka fituar në luftën në Gaza e cila vazhdon prej rreth 4 muajsh. Raisi tha se Izraeli i cili nuk ka mundur të arrijë objektivat e tij ka dështuar.

“Besojmë se SHBA-ja dhe Perëndimi nuk duhet të ndërhyjnë ndaj të ardhmes së Palestinës dhe se populli palestinez duhet të përcaktojë vetë të ardhmen e tij”, tha Raisi.

Related posts

Rojet bregdetare turke shpëtojnë 194 migrantë të parregullt të shtyrë mbrapa nga Greqia

admin

Izraeli shkarkon dy oficerë për sulmin ndaj punonjësve të ndihmave

admin

Rritet numri i fëmijëve lëmoshëkërkues

admin