RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Khamenei: SHBA-ja dhe Izraeli filluan “luftë të kombinuar” në Iran

khamenei:-shba-ja-dhe-izraeli-filluan-“lufte-te-kombinuar”-ne-iran

Lideri suprem iranian Ali Khamenei i përshkroi protestat që filluan pas vdekjes së Mahsa Aminit si një “luftë e kombinuar” e nisur nga vendet si SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Khamenei foli në një program të mbajtur me rastin e “Ditës së Studentëve” në kryeqytetin Teheran.

“Këto trazira në rrugë nuk ishin trazira të zakonshme. Ishte një program më i thellë. Armiku nisi një luftë të kombinuar në Iran. SHBA-ja, Izraeli, disa vende dhe grupe evropiane kanë mobilizuar të gjitha mjetet e tyre për këtë luftë për disa javë”, tha Khamenei.

Khamenei tha se SHBA-ja ka bërë përpjekje për të provokuar shoqërinë në Iran edhe më parë ndërsa populli iranian kishte rezistuar ndaj këtyre përpjekjeve.

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei, argumentoi se administrata e Washingtonit bëri një llogaritje të gabuar në Iran, të ngjashme me Irakun, Afganistanin dhe Libanin.

Protestat në Iran

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u dërgua në spital në gjendje kome pasi u ndalua nga patrullat e Irshadit, e njohur si “Policia e moralit”, më 13 shtator në Teheran, më 16 shtator, shkaktoi protesta kundër qeverisë së vendit në Iran.

Ndërsa pretendohet se në protestat në mbarë vendin u arrestuan mbi 10 mijë persona, Instituti iranian për të Drejtat e Njeriut (IHR) njoftoi se numri i personave që humbën jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë në demonstrata shkoi në 253.

Related posts

Vuçiq thotë se nuk do ta nënshkruajë ligjin për martesa mes gjinisë së njëjtë

rezart morina

Retorika pro-palestineze e aktivistes Thunberg, shkakton kritika në Gjermani

rezart morina

Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet?

admin