Kievi ka thënë të mërkurën se Rusia ia ka shkatërruar 60.000 tonë të drithërave që do të duhej të eksportoheshin.
Sulmet në portin e Odesas është raportuar të kenë ndodhur pak pas mesnatës.
Rusia ka nisur raketa në rajonin jugor të Ukrainës Odesa për dy net me radhë, duke i goditur portet në Detin e Zi, pas largimit nga marrëveshja, e cila i ka mundësuar Kievit t’i eksportojë drithërat përmes detit.
Ministria ukrainase e Bujqësisë, ka thënë se “60.000 tonë të drithërave janë shkatërruar” në portin Çornomorsk, jashtë Odeseas.
Ajo ka thënë se kjo sasi ishte planifikuar të nisej për eksport “60 ditë më parë”.
Sipas saj, siguria e ushqimit në botë po rrezikohet edhe një herë tjetër.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më parë se Rusia “i ka shënjestruar me qëllim drithërat”.
Të hënën, Rusia ka refuzuar ta zgjasë marrëveshjen për transportin e drithërave, dhe prej atëherë ka paralajmëruar për “rreziqe” të eksporteve të grurit përmes Detit të Zi.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se vendet më të varfra “do ta paguajnë çmimin” për prishje të marrëveshjes, derisa edhe Perëndimi e ka dënuar një gjë të tillë. /rel
Another even more massive missile attack against Odesa tonight, clearly aiming at destroying the capability to export grain to the world. And air defense seems less tight around Odesa than in the Kyiv region. pic.twitter.com/litOJxqFKz
— Carl Bildt (@carlbildt) July 19, 2023