RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e sulmit në zemër

mungesa-e-vitamines-d-rrit-rrezikun-e-sulmit-ne-zemer

Mungesa e vitaminës D kryesisht shkakton probleme me kockat dhe muskujt tanë. Sipas Klinikës Cleveland, vitamina D është një vitaminë thelbësore që trupi ynë e përdor për zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave të shëndetshme. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë nervor, muskulo-skeletor dhe imunitar.

Siç shpjegojnë mjekët, ne mund të marrim vitaminë D në mënyra të ndryshme, duke përfshirë ekspozimin në diell, ngrënien e disa ushqimeve që përmbajnë vitaminë D dhe marrjen e suplementeve ushqimsulore. Megjithatë, pavarësisht të gjitha metodave për të marrë këtë vitaminë të rëndësishme, mungesa e saj është ende një problem i zakonshëm në botë.

Pse është kaq e rëndësishme vitamina D?

Vitamina D është një nga vitaminat e shumta që trupi ynë ka nevojë për të qëndruar i shëndetshëm. Ka një rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit të kalciumit në gjak dhe kocka dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Më saktësisht, ne kemi nevojë për të që trupi ynë të përdorë kalciumin dhe fosforin për të ndërtuar kocka dhe për të mbështetur indet e shëndetshme, shkruan Index.hr

Me mungesë kronike të vitaminës D, ulja e përthithjes së kalciumit dhe fosforit në zorrët çon në hipokalcemi, domethënë një nivel të ulët të kalciumit në gjak. Kjo gjendje mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi e muskujve, ngërçe, lodhje dhe depresion. Mungesa e vitaminës D çon gjithashtu në një rrezik të shtuar të frakturave të kockave, madje disa studime tregojnë se njerëzit me mungesë të vitaminës D kanë një rrezik më të lartë të sulmit në zemër, raporton Klinika Cleveland.

Kush është më i ndjeshëm ndaj mungesës së vitaminës D?

Edhe pse çdokush mund të ketë mungesë të vitaminës D në trup, foshnjat, fëmijët dhe të rriturit mbi 60 vjeç janë më të ndjeshëm ndaj saj. Mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme dihet gjithashtu se është më e zakonshme tek njerëzit me përmbajtje të shtuar të melaninës në lëkurë.

Related posts

Imuniteti i dobësuar, mikrobiologu Korraqi: Forcimi, arma më e mirë në çdo pandemi

admin

​Miratohet vaksina për mbrojtjen e të sapolindurve nga RSV në ShBA

admin

Qe si mund të mbrohemi! Shumicën e njerëzve i kanë befasuar temperaturat mbi mesataren për këtë stinë të vitit, por sa vërtet ato janë të rrezikshme për shëndetin. Mjekët kanë shpjeguar cilat janë rreziqet kryesore shëndetësore të temperaturave të pranverës në periudhën e dimrit. Lëvizjet ditore të temperaturave të jenë 10 deri në 12 gradë dhe lëvizjet e tilla mund hutojnë organizmin tonë. Para së gjithash, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, ndryshimi i presionit të gjakut, rraskapitja dhe frymëmarrja e vështirësuar. Probleme më të mëdha kanë të sëmurët kronikë, aq më parë të sëmurët me astmë dhe ata psikiatrikë. Këshilla për ta, para së gjithash, është të marrin terapinë e rregullt. Pacientët është mirë të marrin preparate vitaminash, por jo në masë të tepruar. Mbi të gjitha, merrni vitaminën D dhe vitaminën C. Vitamina D në sasi të tepërt mund të jetë toksike. Forcimi i sistemit imunitar është tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Viruset janë aktiv dy deri në tre ditë, nuk janë rezistent ndaj rrezatimit UV, prandaj rekomandohet ajrimi i vazhdueshëm dhe larja e rregullt e duarve.

admin