I nxehti që ka mbërthyer Hemisferën Veriore të globit, duke filluar nga Evropa dhe kontinenti i Amerikës së Veriut, ka përfshirë edhe Azinë.
Japonia lëshoi sot paralajmërimin për goditjen e vendit nga i nxehti, për dhjetëra miliona banorë që jetojnë në 20 nga 47 prefekturat e vendit, të goditur nga temperatura të larta rekord.
Në Tokio, temperaturat arritën në 36 gradë Celsius.
Vendi po përballet edhe me shira të rrëmbyeshëm të cilët ditët e fundit kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave, mes tyre edhe një person i gjetur i vdekur në një makinë të përmbytur.
Autoritetet lëshuan alarmin edhe në Kinë.
Shërbimet meteorologjike kanë lëshuar disa mesazhe paralajmëruese edhe më herët, duke parashikuar temperatura që mund të arrijnë 45°C në rajonin e Xinjiang dhe 39°C në rajonin jugor të Guangxi. /atsh