RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dhe Japonia me temperatura rekord, 45°C në Xinjiang

kina-dhe-japonia-me-temperatura-rekord,-45°c-ne-xinjiang

I nxehti që ka mbërthyer Hemisferën Veriore të globit, duke filluar nga Evropa dhe kontinenti i Amerikës së Veriut, ka përfshirë edhe Azinë.

Japonia lëshoi ​​sot paralajmërimin për goditjen e vendit nga i nxehti, për dhjetëra miliona banorë që jetojnë në 20 nga 47 prefekturat e vendit, të goditur nga temperatura të larta rekord.

Në Tokio, temperaturat arritën në 36 gradë Celsius.

Vendi po përballet edhe me shira të rrëmbyeshëm të cilët ditët e fundit kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave, mes tyre edhe një person i gjetur i vdekur në një makinë të përmbytur.

Autoritetet lëshuan alarmin edhe në Kinë.

Shërbimet meteorologjike kanë lëshuar disa mesazhe paralajmëruese edhe më herët, duke parashikuar temperatura që mund të arrijnë 45°C në rajonin e Xinjiang dhe 39°C në rajonin jugor të Guangxi. /atsh

Related posts

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Protestat në universitete/ Izraeli fton studentët hebrenj amerikanë të studiojnë në Izrael

admin

Bosnja në prag të ndarjes, edhe me ndihmën e amerikanëve

Hevzi