RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanjë, mbi 4 mijë të evakuuar për shkak të zjarrit pyjor në ishullin La Palma

spanje,-mbi-4-mije-te-evakuuar-per-shkak-te-zjarrit-pyjor-ne-ishullin-la-palma

Më shumë se 4.000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në La Palma, një nga grupi i Ishujve Kanarie në jugperëndim të Spanjës, ku shpërtheu zjarri i parë i madh pyjor i verës, raporton Anadolu.

Flakët që shpërthyen në ishullin La Palma më 14 korrik kanë djegur deri më tani më shumë se 5 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Bashkia La Palma dhe ekipet e ndihmës civile njoftuan se 13 shtëpi janë bërë të papërdorshme për shkak të zjarreve që kanë arritur në disa vendbanime, veçanërisht në Tijarafe dhe Puntagorda, duke shtuar se 4.255 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe e kanë kaluar natën në salla sportive, hotele ose vende të tjera në afërsi.

Raportohet se më shumë se 400 persona, 100 prej të cilëve ushtarë, po marrin pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit nga toka, me mbështetjen e 13 avionëve nga ajri, ndërsa autoritetet kanë shprehur shqetësime nga përhapja e mundshme në parkun kombëtar në rajon.

Për shkak të zjarrit janë anuluar tubimet elektorale të planifikuara nga partitë politike në La Palma para zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme që do të mbahen më 23 korrik në Spanjë.

Gjithsej 15 zjarre të mëdha pyjore kanë shpërthyer në Spanjë në gjysmën e parë të vitit, pothuajse katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të dhjetë viteve të fundit.

Related posts

Arabia Saudite shpreh ‘keqardhjen’ për veton e SHBA-së për rezolutën e armëpushimit

admin6

Kurti pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan

RTI

Guterres bën thirrje për reforma në FMN dhe Bankën Botërore

rezart morina