RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dhe Rusia, gati për stërvitje të përbashkëta ushtarake detare

kina-dhe-rusia,-gati-per-stervitje-te-perbashketa-ushtarake-detare

Kina ka dërguar anije të marinës në përgatitje për stërvitjet e përbashkëta me forcat detare të Rusisë, në shenjë të mbështetjes së vazhdueshme të Pekinit për Moskën, në mes të luftës në Ukrainë.

Kina pretendon të jetë neutrale në konflikt, por ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj për provokim të Rusisë dhe ka mbajtur lidhje të forta ekonomike, diplomatike dhe tregtare me Moskën.

Agjencia e lajmeve shtetërore kineze Xinhua ka njoftuar se stërvitja përfshin më shumë se 10 anije dhe mbi 30 avionë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Xinhua nuk dhanë detaje, por stërvitjet besohet se do zhvillohen në pjesë të Detit të Japonisë në ditët në vijim.

Kina e ka mbështetur Rusinë dhe ka kundërshtuar SHBA-në për pushtimin e Ukrainës në forumet ndërkombëtare, por megjithatë ka thënë se nuk do t’i japë armë asnjërës palë në luftë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes të mërkurën, anijet kineze, duke përfshirë shkatërruesit e raketave Qiqihar dhe Guiyang, luftë-anijet Zaozhuang dhe Rizhao dhe anija e furnizimit Taihu, bashkuan forcat me homologët e tyre rusë në mesditë. Raporti përmend gjithashtu se anijet kineze mbanin katër helikopterë.

Në marinën ruse përfshihen luftë-anijet Gromkiy dhe Otlichnyy, të cilat janë ekspozuar dhe kanë pritur vizitorë për një javë në qendrën financiare të Shangait, qyteti më i madh dhe porti më i madh i Kinës.

Stërvitjet e përbashkëta thuhet se fokusohen në komunikimet anije-anije, manovrimin në formacion, si dhe kërkim-shpëtimin detar.

Stërvitjet organizohen pas një takimi në Pekin midis ministrit të Mbrojtjes së Kinës dhe kreut të marinës ruse, bisedimet e para zyrtare ushtarake midis fqinjëve që nga një rebelim jetëshkurtër nga grupi mercenar rus Wagner.

Kina e ka siguruar Rusinë për mbështetjen e saj të vazhdueshme që nga kryengritja.

Kina operon marinën më të madhe në botë për nga numri i trupave dhe ia kalon shumë flotës ruse si në përmasa ashtu edhe në aftësi teknike.

Flotat e dy vendeve kanë mbajtur një sërë stërvitjesh dhe manovrash të përbashkëta që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. /rel

Related posts

Erdogan fiton balotazhin presidencial

rezart morina

BE-ja i kërkon Maqedonisë së Veriut votimin e ndryshimeve kushtetuese

rezart morina

Rusia përgatitet të dorëzojë centralin Zaporizhia

admin