RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina në alarm të kuq për shkak të thatësirës dhe rritjes së temperaturave

kina-ne-alarm-te-kuq-per-shkak-te-thatesires-dhe-rritjes-se-temperaturave

Autoritetet në Kinë disa ditë lëshuan alarm të kuq dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, pasi vendi po zhytet në temperatura ekstremisht të larta këtë verë dhe po përballet me një krizë “të tmerrshme” thatësire, raporton Anadolu Agency (AA).

Alarmi i fundit nga Qendra Kryesore Meteorologjike (CMC), i dhjeti në po kaq ditë, të dielën paralajmëroi se temperaturat në provincat Shaanxi, Sichuan, Chongqing, Hubei, Hunan, Anhui, Jiangxi dhe Zhejiang mund të rriten mbi 40 gradë Celsius.

Sipas të përditshmes shtetërore Global Times, të paktën 17 provinca dhe rajone, përfshirë Gansu, Henan, Guizhou dhe Guangdong, kanë regjistruar temperatura nga 35 deri në 39 gradë Celsius.

Megjithatë, parashikimet e departamentit meteorologjik tregojnë se vala e të nxehtit ka të ngjarë të zbehet pas 26 gushtit.

Kina javën e kaluar gjithashtu lëshoi alarmin e saj të parë kombëtar të thatësirës.

Ministria e Burimeve Ujore në deklaratën e saj theksoi se edhe gjatë ditëve në vijim kushtet e ngjashme me thatësirën “pritet të vazhdojnë” në luginën e lumit Yangtze.

Shumica e pjesëve të pellgut të lumit Yangtze kanë regjistruar temperatura dhe thatësirë në rritje që nga korriku.

Reshjet në rajon kanë rënë me 4,5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rënia e nivelit të ujit pamundëson prodhimin e energjisë elektrike dhe ka çuar në ndërprerje të energjisë në disa pika kryesore të prodhimit.

“Që nga fillimi i vitit 2022… nivelet e ujit të sistemit lokal të lumit në luginën e lumit Yangtze ka rënë ndjeshëm, një situatë e tmerrshme e paparë në shumë vite”, tha ministria.

Pothuajse 22 mijë kilometra katrorë tokë e punueshme në nëntë rajone është prekur nga thatësira, ndërsa furnizimi me ujë për rreth 2,5 milionë banorë është ndërprerë, thuhet në deklaratë. /aa

Related posts

Katalonja në zgjedhje, pavarësia rikthehet në vëmendje! Si nisi kjo nismë dhe pse u “dëmtua”

admin

MPB furnizohet me material bazik për pasaporta e patentë-shofer

admin

Abazoviq: Turqia një vend kyç për Ballkanin

admin