RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite bllokon aktivistët që të ndihmojnë palestinezët e rrethuar nga kolonët

ushtria-izraelite-bllokon-aktivistet-qe-te-ndihmojne-palestinezet-e-rrethuar-nga-kolonet

Ushtria izraelite të premten ka penguar rreth 100 aktivistë izraelitë të paqes që të dërgonin ndihma humanitare për palestinezët që janë nën rrethimin e kolonëve prej 28 ditësh në Qusra të Bregut Perëndimor të pushtuar, njoftoi lëvizja Peace Now, transmeton Anadolu.

Që nga 9 gushti, kolonët izraelitë kanë rrethuar tri shtëpi palestineze në Qusra, ndërsa ushtria izraelite gjithashtu ka penguar familjet të hyjnë ose të dalin prej tyre, duke pretenduar se ajo pjesë është “zonë e mbyllur ushtarake”.

“Dita e 28-të e bllokadës në Qusra. Rreth 100 aktivistë mbërritën për t’u dërguar furnizime familjeve të rrethuara”, tha lëvizja izraelite e krahut të majtë Peace Now në një postim në platformën sociale amerikane X.

“Ushtria fillimisht na bllokoi, duke pretenduar se Qusra ishte ‘zonë e mbyllur ushtarake’. Më pas na lejoi të hynim, por gjatë kthimit na ndaloi për ‘shkelje të një zone të mbyllur ushtarake’”, shtoi ajo.

Peace Now tha se komandanti në terren aktualisht ka refuzuar madje edhe lejimin e dërgimit të ndihmave te familjet, duke thënë se ato mund të dalin dhe t’i marrin vetë, megjithëse ushtria i pengon palestinezët të largohen nga shtëpitë e tyre të rrethuara.

Rrethimi ka përkuar me intensifikimin e sulmeve dhe masave izraelite në Qusra dhe përreth saj, përfshirë mbylljen e rrugëve, vendosjen e portave dhe pikave të kontrollit, si dhe sulmet e kolonëve, në mes të frikës së palestinezëve se këto masa mund të çojnë në zhvendosjen e detyruar të banorëve.

Bregu Perëndimor i pushtuar ka dëshmuar një rritje të madhe të sulmeve të kolonëve ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre që nga fillimi i gjenocidit të Izraelit në Gaza në tetor 2023.

Në gusht, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, i përshkroi izraelitët e përfshirë në dhunën ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar si “terroristë”, duke paralajmëruar se akte të tilla i shkaktojnë dëme të mëdha imazhit të Izraelit.

Rreth 750.000 kolonë jetojnë në 156 vendbanime të paligjshme dhe 360 ngulime të vogla në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, dhe kryejnë sulme me synim zhvendosjen me forcë të palestinezëve, sipas të dhënave palestineze.

OKB-ja e konsideron Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, territor palestinez të pushtuar dhe i konsideron ndryshimet e bëra nga Izraeli atje, veçanërisht aktivitetet e vendbanimeve të kolonëve, të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare.

Related posts

Shkencëtarët zbulojnë një rezervuar me ujë në Mars, hera e parë që gjendet i lëngshëm në këtë planet

admin

Izraeli godet disa objektiva në Rripin e Gazës

admin

Porosia e Kurtit për policët nga kampi “Enver Zymberi” në Mitrovicë: Luftoni grupet kriminale

admin