Provinca Sichuan e Kinës ka urdhëruar mbylljen e të gjitha fabrikave për gjashtë ditë për të lehtësuar mungesën e energjisë elektrike në rajon pasi vala e të nxehtit po përshkon vendin, raportoi të martën CNN.
Sichuani është vendndodhja kryesore e prodhimit për industritë e gjysmëpërçuesve dhe paneleve diellore dhe racionimi i energjisë do të godasë fabrikat që i përkasin disa prej kompanive më të mëdha elektronike në botë, duke përfshirë furnizuesin e Apple (AAPL) Foxconn dhe Intel.
Kina po përballet me valën më të fortë të të nxehtit në gjashtë dekada me temperatura që shkojnë në 40 gradë celsius në dhjetëra qytete. I nxehti ekstrem ka shkaktuar një ngritje të kërkesave për kondicioner në zyra dhe shtëpi, duke vënë presion në rrjetin e energjisë. Thatësira po ashtu ka shteruar nivelet e ujërave në lumenj, duke reduktuar sasinë e prodhimit të energjisë në hidrocentrale.
Sichuani, një nga provincat më të mëdha të Kinës me 84 milionë njerëz, u tha 19 nga 21 qytetet e saj në rajon të suspendojnë prodhimin në fabrika nga e hëna deri të shtunën.
Vendimi u mor për të siguruar se ka mjaftueshëm energji për përdorim shtëpiak. /koha
China’s major manufacturing hub Sichuan province has ordered all factories to shut down for 6 days to ease a power shortage. Sichuan is key for semiconductor/solar panel industries & China’s lithium mining hub. Will hit Foxconn, Intel, Apple, Tesla-supplier factories & more @cnn pic.twitter.com/jDTnGdvOwl
— Selina Wang (@selinawangtv) August 16, 2022