RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kjo është procedura për të votuar me asistencë

kjo-eshte-procedura-per-te-votuar-me-asistence

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi votoi sot në Pejë në zgjedhjet nacionale sqaroi edhe mënyrën e votimit me asistencë dhe ata që nuk dinë shkrim dhe lexim.

Ai theksoi se për votim me asistencë çdo person që ka nevojë për asistim duhet të paraqes një dokument përkatës që dëshmon se ai nuk ka mundësi të votojë vetë.

“Për votim me asistencë çdo person që ka nevojë për asistim duhet të paraqes një dokument përkatës që dëshmon se ai nuk ka mundësi të votojë vetë…për personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk ka rregulla ligji këtë kategori në 2023 e ka larguar si kategori për të votuar me asistencë. Sa i përket KQZ kemi një procedurë standarde edhe për këta persona, këtyre nuk iu mohohet e drejta e votimit për këtyre personave asistimi nuk mund të bëhet prapa kutisë së votimit asistimi i tyre bëhet vetëm deri tek kutia e votimit”, tha ai

Related posts

​Sot pritet të fillojnë gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin Potokut

Muhamet Ramadani

Zyra e OKB për të Drejtat e Njeriut: Izraeli mund të ketë shkelur ligjet e luftës gjatë fushatës ushtarake në Gaza

admin

Turkja e diplomuar në dy universitete bëhet shembull për gratë me suksesin e saj në blegtori

admin