RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kjo “tragjedi”?! E po kjo nuk është gazetari!

kjo-“tragjedi”?!-e-po-kjo-nuk-eshte-gazetari!

Titulli i diskutueshëm i një lajmi për të shqyer sytë

Titulli i një lajmi në TCH ka provokuar reagime te shumta në rrjete. Aty, vdekja aksidentale e dy ushtarëve izraelitë nga droni i tyre, cilësohet si “tragjedi”.

Pra, në një vend që po ushtrohet prej gati tre vitesh një gjenocid i pashembullt në histori nga një ushtri pushtuese dhe mizore, cilësohet si “tragjedi” vdekja e dy ushtarëve nga kjo ushtri.

Lajmi është ky:

“Dy ushtarë izraelitë janë vrarë në veri të Gazës pasi një dron i vogël që po përdornin për operacione ushtarake u rrëzua dhe shpërtheu pak minuta më vonë.

Sipas ushtrisë izraelite, viktimat janë dy rezervistë, 24 dhe 23 vjeç, pjesë e Batalionit 7007 të Brigadës së Jerusalemit. Ata po operonin dronë FPV, të cilët mund të përdoren për të transportuar eksplozivë ose për të goditur objektiva.

Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në një post ushtarak brenda zonës së sigurisë në veri të Rripit të Gazës. Sipas gjetjeve paraprake të hetimit, një prej dronëve përfundoi misionin, ndërsa i dyti u rrëzua gjatë ngritjes për një arsye ende të paqartë.

Pak minuta më vonë, dy ushtarët iu afruan dronit të dëmtuar dhe e morën atë. Në atë moment, mjeti shpërtheu, duke i plagosur rëndë të dy. Ata u transportuan në spitalin Barzilai në Ashkelon, ku u shpallën të vdekur.

Pas incidentit, ushtria izraelite ka pezulluar përkohësisht përdorimin e dronëve të vegjël të aftë për të mbajtur ose hedhur eksplozivë, përfshirë dronët vetëvrasës dhe ata që përdoren për hedhjen e municioneve.

Hetimi vijon për të përcaktuar shkakun e rrëzimit dhe shpërthimit të dronit”.

E pra, më e pakta kjo nuk është gazetari por pocaqi gazetareske. Edhe thjesht si lajm ka qenë i diskutueshëm për t’ju ofruar publikut e jo më të kishte fjalën “tragjedi” për dy viktimat.

Ndryshe mund të ishte, nëse gazetari formulues do kishte një përmasë normale të njerëzores brenda tij: “Gaza: vriten nga arma me të cilën do vrisnin palestinezë”. /tesheshi

Related posts

Humb jetën një person në plazhin e Golemit

admin

Presidenti Erdoğan do të bisedojë në telefon me presidentët Putin dhe Zelenskyy

admin

Drejtori i CIA-s sot në Kosovë

Muhamet Ramadani