RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komshiç lidhur me pranimin e Qeverisë së Kroacisë: Më në fund gjërat dolën në sipërfaqe

komshic-lidhur-me-pranimin-e-qeverise-se-kroacise:-me-ne-fund-gjerat-dolen-ne-siperfaqe

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljko Komshiç duke komentuar pranimin e Qeverisë së Kroacisë se ka biseduar fshehurazi rreth Ligjit zgjedhor të BeH-së me përfaqësuesin e lartë Chrisitian Schmid, tha se më në fund gjërat dolën në sipërfaqe.

“Kjo për fat të keq është bërë standard në praktikën tonë politike dhe në opinion. Në çdo vend tjetër do të ishte skandal i shkallës së parë, do të kërcisnin dorëheqjet, madje do të tërhiqeshin edhe diplomatët. Mirëpo, në vendin tonë kjo është vetëm një vizë e folklorit parazgjedhor, kështu që unë nuk besoj se do të ketë ndonjë efekt tjetër”, tha Komshiç në një prononcim për Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, siç theksoi, mirë është që më në fund gjërat dolën në sipërfaqe.

“Ne i dimë të gjitha, por e dini si duket kjo dikur. Pavarësisht asaj që dini dhe disa gjëra i thoni opinionit të gjerë, njerëzit zakonisht duan të vërtetohen, për atë që thuhet, që të shohin me sytë e tyre dhe atëherë të konfirmojnë atë që ju i thoni. Shumë herë kam qenë një pozitë të tillë”, shtoi Komshiç.

Qeveria kroate pranoi se ka negociuar fshehurazi rreth Ligjit zgjedhor të BeH-së me përfaqësuesin e lartë Schmid në deklaratën e djeshme të publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter.

Anëtari i Presidencës së BeH-së, Komshiç tha se konsideron që kjo informatë doli në sipërfaqe kryesisht për shkak të grindjes së brendshme midis presidentit kroat Zoran Milanoviç nga njëra anë dhe kryeministrit Andrej Plenkoviç dhe qeverisë së tij nga ana tjetër.

“Por, unë vlerësoj se është mirë që doli në dritë, që ta shohim të gjithë dhe ta kenë të qartë të gjithë se për çfarë bëhet fjalë. Po u them, ne e dimë dhe nuk është se kanë punuar vetëm disa muaj, për pak muaj kanë punuar në këto lëvizjet e fundit të Schmid (përfaqësuesit të lartë Christian) edhe atë jo vetëm këta, por edhe Schmid ishte i gatshëm të shkonte në këtë drejtim. Atë e pengoi rezistenca këtu në Sarajevë, e penguan protestat dhe mungesa e pëlqimit të vendit të tij Republikës Federale të Gjermanisë, e cila refuzoi një qasje të tillë të zgjidhjes së problemeve në BeH”, theksoi Komshiç.

Sigurisht, siç tha ai, secili performoi këtu për arsyen e tij.

“Ne këtu në BeH, qytetarët e BeH-së, duke kundërshtuar çfarëdo lloji të ndarjeve, sepse edhe ashtu është vështirë të jetosh në një vend dhe komunitet kaq të ndarë. Disa vende tjera, për – nëse nuk është shumë herët të themi – interesat e tyre gjeopolitike në Ballkan. Republika Federale e Gjermanisë, sepse ndryshe shohin zgjidhjen e problemeve në BeH dhe në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, tha Komshiç dhe shtoi:

“Pra, secili kishte arsyet e veta ‘për’ dhe ‘kundër’, por ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është se Schmid këtë nuk e bëri dhe mendoj, sa do që të jetë nxitur, ai nuk do ta bënte deri në atë moment deri sa vendi i tij nuk do të thoshte se është në rregull, sepse edhe ai llogarit, edhe ai është njeri, do të kalojë mandatin këtu, dhe duhet të ktheht në Gjermani dhe të vazhdojë karrierën politike. Ai e di se kjo nuk do të ishte plus për të në këtë rast”. /aa

Related posts

KFOR-i deklarohet për gjendjen e sigurisë në veri

rezart morina

Sveçla: Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

admin

Braktisja e shkollës, preket edhe arsimi profesional

rezart morina