RTV AHIRETI
Lajme

Konfirmohet aktakuza e përbashkët ndaj Januzit, Bahtjarit dhe Shalës

konfirmohet-aktakuza-e-perbashket-ndaj-januzit,-bahtjarit-dhe-shales

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën e përbashkët ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës.

Sipas DhSK-së, gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, më 8 korrik 2024 konfirmoi ndryshimet e bëra nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në aktakuzën e përbashkët, si dhe urdhëroi ZPS-në që versionin e fundit të saj ta dorëzojë deri më 10 korrik.

Si rrjedhojë, është caktuar edhe 12 korriku për paraqitjen e parë të Januzit dhe Bahtajrit.

Ndërsa, meqenëse pretendimet e reja faktike ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, atij nuk i kërkohet që të jetë i pranishëm në seancë, njofton DhSK-ja.

 

The post Konfirmohet aktakuza e përbashkët ndaj Januzit, Bahtjarit dhe Shalës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Bërnabiq mbërrin në Mitrovicë Veriore

admin

Kina dhe Rusia kundër luftës bërthamore, liderët bien dakord për zgjerim të stërvitjes ushtarake

admin

Vdes shkrimtari Ismail Kadare

admin6