RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Konservatorët marrin pushtetin në Greqi

konservatoret-marrin-pushtetin-ne-greqi

Udhëheqësi konservator grek Kyriakos Mitsotakis ka falënderuar votuesit që i dhanë partisë së tij një “mandat të fortë” për të ecur më shpejt në rrugën e ndryshimit.

Ai mundi rivalin e tij të qendrës së majtë Syriza në maj, por thirri zgjedhje të reja në një përpjekje për të fituar vende të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm.

Partia e tij Demokracia e Re kishte 40.5%, 22 pikë përpara Syrizës, me më shumë se 90% të votave të numëruara, shkruan BBC.

Këto votime erdhën 11 ditë pas një tragjedie me varkë emigrantësh pranë Greqisë, në të cilën mendohet se kanë vdekur 500 persona.

Megjithëse u mbajtën tre ditë zie, fatkeqësia pati pak ndikim në fushatë dhe grekët votuan për të ruajtur stabilitetin ekonomik.

Sipas rregullave zgjedhore greke për zgjedhjet e dyta, konservatorëve u jepet një numër bonus vendesh në parlament, por numri i saktë varet nga rezultati përfundimtar. Me më shumë se 40%, Demokracia e Re mund të ketë një bonus prej 50 vendesh.

“Populli na ka dhënë një shumicë të sigurt”, tha Mitsotakis ndërsa rezultati u bë i qartë. “Reformat e mëdha do të ecin përpara me shpejtësi”.

Muajin e kaluar, partia e tij nuk kishte një shumicë në parlamentin prej 300 vendesh dhe ai thirri zgjedhjet e dyta në një përpjekje për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe njëpartiake.

Ai tha se nuk mund të premtojë mrekulli, por se Demokracia e Re ka synime të mëdha për një shtet më efikas, një shërbim shëndetësor dhe arsim më të mirë. /koha

Related posts

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

rezart morina

Polonia do të rrisë sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

rezart morina

Kinë – Masat ”zero Covid-19” godasin ekonominë

admin