RTV AHIRETI
Shëndetësi

Konsumoni kunguj? Të mirat shëndetësore që na sjell perimja e stinës

konsumoni-kunguj?-te-mirat-shendetesore-qe-na-sjell-perimja-e-stines

Ashtu si të gjithë të perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, kungulli është i pasur në vitaminë A. Është veçanërisht i përshtatshëm për dieta sepse ka një përmbajtje shumë të ulët të karbohidrateve.

Kungulli ka rreth 95% ujë dhe për këtë arsye, mund të përfshihet në dietën e përditshme të personave që duhet t’i kushtojnë vëmendje peshës trupore.

Nëse konsumojmë kungull ne dietën e përditshme ushqimore, përfitojmë rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakër dhe mangan, 5%, të hekurit dhe fosforit.

Kungulli është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare kur janë në fillimet e tyre. Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarktit por redukton dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karoteni që përmban kungulli Ii verdhë, janë fantastike për shëndetin e syve dhe ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira. Antioksidantët në të luftojnë plakjen dhe mbajnë të freskët fytyrën! Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.

Related posts

Nutricionistët zbulojnë pse nuk duhet të hani banane për mëngjes

admin

Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

admin

Trajtimet natyrale kundër dhimbjeve të qafës dhe shtyllës kurrizore!

admin