RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Koreja e Jugut do rrisë masat ndaj COVID-19 për shkak të rasteve në rritje

koreja-e-jugut-do-rrise-masat-ndaj-covid-19-per-shkak-te-rasteve-ne-rritje

Autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut njoftuan se do të rrisin masat aktuale pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në të gjithë vendin gjatë muajve të verës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA) ka kaluar në veprim pas rritjes së rasteve të COVID-19 në vend.

Autoritetet deklaruan se do të shtojnë masat e marra për të vënë nën kontroll rritjen e rasteve dhe njoftuan se do të zgjerojnë ekipin e reagimit për të përmirësuar monitorimin e situatës, analizën e infeksioneve dhe menaxhimin e trajtimit dhe furnizimeve të tjera mjekësore.

Gjithashtu autoritetet vunë në dukje se do të takohen me ekspertë më 14 gusht pasi presin që numri i rasteve me COVID-19 në vend të rritet deri në fund të gushtit.

Ishte njoftuar se numri i personave të shtruar në spital për shkak të COVID-19 në Korenë e Jugut në javën e parë të gushtit u rritën 6 herë dhe shkuan në 861.

Autoritetet konfirmuan se procesi i vaksinimit të personave mbi 65 vjeç kundër COVID-19 do të vazhdojë në tetor.

Related posts

Europa redukton kërkesën për gaz me 24% për të ulur varësinë nga Rusia

admin

Turqi: Mbi 17 milionë tonë drithëra të eksportuara nga Ukraina përmes korridorit të Detit të Zi

admin

Shtetasit turq në flotiljen humanitare për Gazën pritet të kthehen në Turqi me një fluturim special

admin