RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovarët ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

kosovaret-ia-mesyjne-bregdetit:-mbi-11-mije-persona-hyjne-ne-shqiperi-per-vetem-4-ore

Fundjava e parë e korrikut ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, ku mijëra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë.

Vetëm gjatë intervalit 05:00–09:00, në territorin shqiptar kanë hyrë 11,725 shtetas nga Kosova me 2,740 automjete, sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Numri i lartë i hyrjeve ka krijuar radhë të përkohshme në kufi, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar të gjitha sportelet e kontrollit për të përshpejtuar procedurat.

Për automjetet me targa të Kosovës vijon të zbatohet regjimi i kalimit të lehtësuar, në përputhje me marrëveshjet në fuqi, ndërsa për automjetet me targa të huaja po ndiqen procedura të përshpejtuara për të shmangur vonesat.

Ndërkohë, trafiku në drejtim të Morinës është rënduar edhe nga dy aksidente të ndodhura njëri pas tjetrit në Vërmicë, afër kufirit me Shqipërinë.

Related posts

Përplasje Iran–SHBA në OKB, ndërsa protestat në Iran duket se po zbehen

RTI

Një ushtar turk dhe dy teknikë të ASELSAN-it midis shtatë të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Katar

admin

Kryepeshkopi gjerman Bentz reagon ndaj sulmit të Izraelit ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma

Muhamet Ramadani