RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri: Raportohen 23 vatra zjarri, dy mbeten në vëzhgim

shqiperi:-raportohen-23-vatra-zjarri,-dy-mbeten-ne-vezhgim

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, ndërsa aktualisht dy vatra mbeten në vëzhgim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 65 efektivë të Forcave të Armatosura, tri automjete zjarrfikëse të FA-së, dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt, zjarri është fikur dhe zona po mbahet në monitorim nga strukturat vendore. Në Priskë, zjarri është shuar plotësisht. Ndërsa sipas autoriteteve në Çikallesh dhe Leshtej-Collak, bashkia Kavajë, operacioni përfundoi pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga disa bashki dhe mbështetjes nga ajri.

Aktualisht nuk raportohet asnjë vatër problematike që të paraqesë rrezik për zonat e banuara; dy zonat e mbetura janë në monitorim, raportuan autoritet.

AKMC-ja dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe gatishmërinë për ndërhyrje në çdo rast të riaktivizimit të mundshëm.

Related posts

Algjeria propozon periudhë 6-mujore tranzicioni për të zgjidhur krizën e Nigerit

admin

Trump, Vance dhe Ghalibaf nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës SHBA-Iran

admin

Forcat izraelite arrestojnë 47 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin